Harduer

HTC One M9 mund të karakterizohet nga një dizajn revolucionar

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
HTC One M9 mund të karakterizohet nga një dizajn revolucionar

htc-one-m9-cyberportPlanet e HTC për datën 1 Mars mesa duket sapo janë zbuluar. Uebsiti MobileGeeks vuri re diçka të pazakontë në një dyqan gjerman ku listohet një produkt i ri HTC One I ngjashëm me imazhet e paraqitura në këtë artikull. Përgjatë muajve të shkuar jemi ballafaquar me imazhe nga më të ndryshmet të HTC One M9 po këto të fundit duket të jenë zyrtare.

HTC One M9 do të jetë pasardhësi i modelit One M8 dhe do të karakterizohet nga një processor Snapdragon 810, kamër pasme 20 Megapixel dhe frontale 4 Megapixel. Gjithashtu është e mundur që smartfoni të ofrojë mbështetje për kartë microSD si dhe një bateri më të madhe prej 2900 mAh. Gjithësesi, vediktin final të këtij hardueri do e jape vetë kompania më 1 Mars gjatë Kongresit Mobil Botëror. (PCWorld Albanian)

htc-one-m9-cyberport-2

Lajmet e fundit>