Harduer

HTC One M9 në shitje për 649 dollar duke filluar që nga dita nesërme

Mar 26 2015
0 Shpërndarje
HTC One M9 në shitje për 649 dollar duke filluar që nga dita nesërme

HTC_One_M9_6

Smartfoni më i mirë i prodhuesit tajvanez HTC One M9 do të dalë në shitje që nga dita e nesërme. Disponueshmëria më e gjërë e smartfonit do të vijë nga data 10 Prill. 

Çmimi i smartfonit do të fillojë që nga 649 dollar. HTC One M9 po vjen në një moment mjaft të rëndësishëm ku prodhuesi po përballet me një konkurrencë të fuqishme. Edhe Samsung do të nxjerrë në shitje smartfonin Galaxy S6 së shpejti. Sipas statistikave të IDC-së, HTC-ja ishte prodhuesi i katërt më i madh në botë i smartfonëve në 2014. 

HTC One M9 është vlerësuar goxha nga analistët për pamjen që zotëron, pavarësisht se ngjason indentik me paraardhësin. Gjithësesi, ato pak ndryshime të realizuara duket të jenë vlerësuar dhe mirëpritur. 

Smartfoni i cili peshon 157 gram, do të vijë së bashku me versionin 5.0.2 të Android Lollipop. Kompania pretendton se smartfoni ofron deri në 21.7 orë jetëgjatësi baterie gjatë një bisedë në rrjetin 3G. Së bashku me mbështetje për LTE, smartfoni ka një performancë të lartë falë proçesoritë 64Bit Qualcomm Snapdragon 810. Ky çip ka një procesor grafik i aftë të luajë video 4K. 

HTC One M9 ka një kamër të pasme 20 Megapixel dhe frontale 5 “UltraPixel”. Të tjera karakteristika janë 32 GB hapërisë të dhënash, 3GB RAM, 802.11ac Wi-Fi, NFC, Bluetooth 4.1, dhe dy porta microHDMI dhe microUSB 2.0. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>