Analiza

HTC One M9 VS Samsung Galaxy S6. Cili sundon?

Mar 4 2015
0 Shpërndarje
HTC One M9 VS Samsung Galaxy S6. Cili sundon?

Gjatë Kongresit Mobil Botëror kompanitë prestigjoze të teknologjisë kanë sjellë produktet e tyre më inovatore. Ndër këto kompani kanë qënë Samsung dhe HTC të cilat kanë prezantuar smartfonët e tyre më të fundit, respektivisht Galaxy S6 dhe HTC One M9. Por cilin prej tyre ja vlen vërtet ta blini? Sigurisht që ju do të vendosni në bazë të disa karakteristikave. Përpara se të merrni vendimin final ne po ju ju ndihmojmë duke ju paraqitur një krahasim të detajuar të këtyre dy smartfonëve. 

Dizenjimi industrial 

HTC ka sjellë një dizajn të shkëlqyer në smartfonin M8, ai vërtet ishte pak më i vogël se ç’duhej por trupi i përbërë nga alumini mjaft dukej bukur. Në kundërshtim me të, M9 është një smartfon tepër i gjatë dhe i rëndë.

galaxy_s6Por lakimi në pjesën e pasme e bën atë të lehtë për tu mbajtur. Nga ana tjetër Samsung, pas vitesh të mbushura me lançime smartfonësh plastik, sjell një dizajn të ri dhe përbërje prej alumini në Galaxy S6. Ky smartfon është thjesht i bukur, i lehtë dhe duket shkëlqyer në dorë. Mënyra e vendosjes së kamerës në pjesën e pasme është paksa e bezdisshme por gjithsesi ajo nuk ja zbeh bukurinë smartfonit.  

Avantazhi: Galaxy S6 

Performanca 

One M9 fuqizohet nga Snapdragon 810 ndërkohë që Galaxy S6 përdor proçesorin e vet kompanisë Samsung Exynos 7420. Është e vështirë që të zgjedhësh një fitues në këtë aspekt pasi të dy smartfonat janë tepër të fuqishëm.

one-m9-03-100570594-large

HTC tashmë kishte aplikuar një ndërfaqe të shpejtë e të thjeshtë në smartfonin M8 dhe po vazhdon të ofrojë të njëjtën gjë dhe në këtë smartfon të sapo lançuar. Realisht të dy smartfonët janë goxha të shpejtë në marrjen e komandave.  

Avantazhi: Herët për të vendosur 

Kamera 

Pavarësisht faktit se HTC deklaroi se do të sillte një kamer të një rezolucioni të lartë në M9, kualiteti i fotove nuk e provon këtë gjë. Fotot e shkrepura nga kamera e M9 janë e një cilësie mesatare, sidomos ato të shkrepura në ndriçim të ulët.

galaxy_s6_camera-100570846-largeHTC tashmë kishte aplikuar një ndërfaqe të shpejtë e të thjeshtë në smartfonin M8 dhe po vazhdon të ofrojë të njëjtën gjë dhe në këtë smartfon të sapo lançuar. Realisht të dy smartfonët janë goxha të shpejtë në marrjen e komandave.  

Avantazhi: Herët për të vendosur 

Audio

Samsung bëri mirë që i zhvendosi bokserat nga pjesa e pasme në pjesën e poshtme por kjo nuk solli që audio të jetë aq e mirë sa duhet. Në të vërtetë ata duhet të vendosën në pjesën e sipërme. Nuk ka ndonjë arsye të vlefshme që të mendojmë se ky telefon do të ofrojë një kualitet zëri të lartë. Përsa i përket audios, One M9 tejkalon Galaxy S6. Ai është i pajisur me dy boksera të fuqishëm që bazohen në teknologjinë Dolby Audio.

htc_one_m9_speakers-100570848-large

Avantazhi: HTC One M9

Ndërfaqja

Stili i ri Sense 7 i HTC duket i ngjashëm me Sense 6. Sigurisht ai është i ndërtuar mbi Android Lollipop, por ju nuk do ta vini re atë duke qënë se pjesa më e madhe e elementëve duken po njësoj të mëdhaja. Është një ndërfaqe e mirë, e pastër, por do ishte më mirë sikur HTC të ndiqte dizajnin e Google. Gjithsesi nëse dikush nuk është i kënaqur, në Google Play Store mund të gjeni plot pamje të tjera ndërfaqesh.

galaxy_s6_touchwiz-100570849-largeNë këtë rast TouchWiz i Samsung është shumë më mirë. Me të vërtetë ai ka një ngjyrë blu të mërzitshme por ju mund ta ndryshoni atë sipas preferencave tuaja. Samsung ka tendencën të përdorë ikonat akstrakte për aplikacionet e tij, por TouchWiz i ka zëvëndësuar ato me tekst të plotë. Çdo gjë është e pastër, e thjeshtë dhe e lehtë për të ndërvepruar.

Avantazhi: Galaxy S6

Ekrani

Nuk është domosdoshmërisht e nevojshme që ekranet 5 inç të kenë patjetër një ekran Quad HD kështu nuk përbën problem fakti se ekrani i One M9 është vetëm 1080p. Ai është i mprehtë, i ndriçuar dhe i pastër.

galaxy_s6_display-100570850-large

Por teknologjia Super Amoled e përdorur nga Samsung, është një avantazh tepër i madh për Galaxy S6. Ekrani 5.1 inç Quad HD duket i shkëlqyer. Nëqoftëse Samsung i kalibronte ngjyrat ashtu si bëri në smartfonin Note 4, ekrani i S6 do të ishte më i miri i parë ndonjëherë.

Avantazhi: Galaxy S6

Komponentë të tjerë

Gabimi i HTC me One M9 është fakti se ai nuk sjell asgjë të re mbi tavolinë. Me të vërtet ai ka një proçesor të shpejtë dhe kamera me rezolucion të lartë por e gjitha mbetet këtu. Nga ana tjetër Galaxy S6, premton shumë më shumë. Sensori i njohjes së gjurmës të gishtit funksionon po aq mirë sa ai tek produktet e Apple.

galaxy_s6_charging-100570851-largeSamsung Pay përdor një teknologji të blerë nga LoopPay, mund të përdoret në çdo lexues kartash krediti që funksionon me fushën magnetike. Ky telefon mbështet karikimin me wireless si dhe standartet PMA dhe WPC. Vec kësaj Galaxy S6 ofron dhe sensorin që mat rrahjet e zemrës, tepër i dobishëm apo jo?

Avantazhi: Galaxy S6

Përfundimi

Akoma nuk mund të marrim një vendim 100% të sigurt mbi zgjedhjen e njërit nga këta dy telefona. Por deri më tani Galaxy S6 cilësohet si një smartfon më i mirë dhe i kompletuar se sa HTC One M9. Megjithatë duhen bërë testime të ndryshme të komponentëve që të arrijmë në një përfundim të saktë. Duhet të dimë se sa zgjat bateria apo të provojmë ekranin në kushte të ndryshme ndricimi. Dhe mbi të gjitha duhet të dimë se sa kushtojnë këta dy telefona. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>