Lajmet

HTC One me Android 4.4 KitKat vjen në fund të janarit

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
HTC One me Android 4.4 KitKat vjen në fund të janarit

bgr-htc-one-max-1Më herët, HTC One ishte parë si njëri nga smartfonët më të mirë me sistemin operativ Android.

Por edhe tani, që kanë kaluar disa muaj që kur ka dalë për herë të parë, HTC One është ende në mesin e opsioneve më të mira për përdoruesit e sistemit Android, por është duke i munguar Android 4.4 KitKat, që është përditësimi më i madh i këtij sistemi këtë vjeshtë.

KitKat erdhi me Google Nexus 5 dhe që atëherë është lëshuar në pajisjet e tjera Nexus dhe madje në Moto X, por HTC ka qenë në heshtje deri të martën, kur ndërmarrja shpjegoi përfundimisht hollësitë për lëshim për Android 4.4.

Sipas HTC USA në Twitter, ndërmarrja duhej të shtynte Android 4.3 për konsumatorët e Verizon Wireless, por kjo “nuk ndikon në bartjen e 4.4 në fund të janarit – ende në shteg”.

Siç duket pritja është në përfundim për ardhjen e KitKat-it në HTC One – HTC vetëm duhet së pari të përfundojë ofrimin e përditësimit përfundimtartë Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>