Harduer

HTC One Mini 2 nuk do të ketë kamerën duale

May 3 2014
0 Shpërndarje
HTC One Mini 2 nuk do të ketë kamerën duale

gsmarena_001Kompania lavdërohej me HTC One M8 dhe paraardhësin e kësaj pajisje për dizajnin e mrekullueshëm, qëndrueshmërinë dhe cilësinë e zërit.

Gjithsesi, kamerat e tyre merrnin opinione të ndryshme rreth tyre. Si duket kamera Duo do të jetë vetëm për HTC One M8, pasi HTC One 2 Mini nuk do të ketë kamerën Duo dhe as lentet e dyfishta, po do të ketë një sensor 13 Megapixel.

Një informacion për shtypin e konfirmoi këtë gjë. Kamera Duo funksionon me lente të dyfishta. Lentja e parë përpunon imazhet, e dyta ndryshon fokusin. Ky sistem ka edhe adhuruesit edhe kritikët e saj, dhe nuk do të jetë e disponueshme tek Mini 2.

Media ka publikuar disa imazhe, por jo një listë zyrtare të specifikave. Informacionet e pakonfirmuara thonë se do të ketë një ekran 4.5 inç 720 x 1280, një proçesor Quad Core 1.4 Ghz, 1 GB RAM, 16 GB hapësirë për rruajtjen e të dhënave si dhe Android 4.4 me Sense 6. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>