Harduer

HTC One vlerësohet me çmimin “Smartfoni më i mirë i vitit 2013”

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
HTC One vlerësohet me çmimin “Smartfoni më i mirë i vitit 2013”

Dizajni i HTC One vazhdon të ketë gjithnjë e më tepër sukses. Kjo pajisje është vlerësuar në eventin e organizuar nga Computex si “Smartfoni më i mirë i vitit 2013”.

Ky event organizohet çdo vit dhe vlerëson vazhdimisht pajisjet elektronike të prodhuara në Taiwan, një vend që përfshin shumë prodhues një prej të cilëve është edhe HTC.

HTC One është vlerësuar më tepër për dizajnin e kuruar dhe ndërfaqen intuitive dhe për një periudhë kohe të konsiderueshme ka qenë produkti më i suksesshëm dhe më fitimprurës i kompanisë.

Madje disa raporte tregojnë se shitjet e kësaj pajisjeje përbëjnë rreth gjysmat e shitjeve totale të HTC-së. Ky smartfon ka një kamera 13 MP, suporton videot HD, ka procesor Qualcomm Snapdragon që së bashku përbëjnë një paketë kompakte që siguron një eksperiencë multimediale vërtet cilësore.

Ndërkohë që HTC po shijon suksesin e vet njëkohësisht është duke punuar për prodhimin e një pajisjeje të re që me siguri do të ndikojë në konsolidimin e këtij suksesi, bëhet fjalë për HTC One Mini.

Ky smartfon që pritet të jetë i disponueshëm në fund të këtij viti, do të ketë një ekran më të vogël dhe parametra më pak cilësorë. Me siguri HTC One Mini do të jetë rivali kryesor i Galaxy S4 Mini që është hedhur në treg që prej muajit prill. (PCWorld Albanian)

HTC ONE

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>