Harduer

HTC pajis me një tastierë të integruar kasën e tabletit Nexus 9

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
HTC pajis me një tastierë të integruar kasën e tabletit Nexus 9

gsmarena_001 (1)Në internet janë publikur të dhëna mbi tabletin e ardhshëm Nexus 9 të kompanisë HTC, i cili do të prezantohet së shpejti. Sipas këtyre informacioneve kompania ka një as nën mëngë për këtë tablet. Informacionet tregojnë se kasa Magic Cover e tabletit zotëron një tastierë me Bluetooth dhe do të jetë i gatshëm në material lëkure ose TPU (poliuretan termoplastik).

Kjo kasë ka një magnet, i cili ju ndihmon të krijoni një trekëndësh dhe të mbani tabletin të vendosur përballë jush në tavolinë. Në këtë moment ju mund të përdorni shumë lehtë tastierën. Kur ju do të aktivizoni tastierën ekrani i tabletit do të aktivizohet automatikisht. Është raportuar se tastiera ka një bateri 450m AH, e cila do ta fuqizojë atë. Kasa ka dimensione 228 x 320 x 5 mm, gjë e cila e bën atë shumë të hollë. Për sa u përket tasteve, ato do të kenë një lartësi prej vetëm 3 mm.

HTC Nexus 9 do të ketë një procesor Nvidia Tegra, RAM 4GB dhe do të operojë në bazë të sistemin Android L. Në pjesën e parmë të saj mund të vendoset një kamerë shtesë 1.6 MP, e cila mund të ketë një paraqitje 2560×1600 piksel. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTCNexus
Lajmet e fundit>