Harduer

HTC planifikon lançimin e modelit HTC One Mini 4.3 inç

May 2 2013
0 Shpërndarje
HTC planifikon lançimin e modelit HTC One Mini 4.3 inç

HTC One MiniKompania HTC në mënyrë të ngjashme me Samsung po planifikon ofrimin në treg të një modeli alternativ të smartfonit më të suksesshëm të kompanisë HTC One.

Ashtu si Samsung Galaxy Pocket apo Samsung Galaxy III Mini hardueri i këtij smartfoni nuk do të jetë aq cilësor sa modeli nga i cili ai derivon.

Versioni i ri do të quhet HTC M4 dhe do të ketë këto parametra: Suporton teknologjinë LTE, ekrani (1280×720 p), 2GB DRAM, kamera UltraPixel, CPU dual-core, 16 GB memorie si dhe sistem Android 4.2 Jelly Bean. Përsa i përket dizajnimit të pamjes së jashtme është shumë i ngjashëm me HTC One.

Disavantazhet e kësaj pajisjeje janë të njëjta me ato të HTC One duke përfshirë mungesën e baterive të lëvizshme si dhe pamundësinë e ndryshimit të memories me kartë microSD.

M4 pritet që më vonë të quhet HTC One Mini dhe lançimi i tij do të jetë në tremujorin e dytë të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>