Harduer

HTC: po fillon epoka e telefonëve me ekrane të mëdha

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
HTC: po fillon epoka e telefonëve me ekrane të mëdha

Prodhuesi tajvanez i smartfonëve, HTC, do të fillojë lançimin e telefonëve me ekran më të madh se 5 inç si dhe do të zhvillojë pajisje me çmime të arsyeshme për tregun kinez.

Drejtori financiar i kompanisë, Chialin Chang, u shpreh gjatë një interviste se nuk do ta kufizojnë veten tek smartfonët me ekran më të vogël se 5 inç. “Do të sjellim një linjë tepër interesante në muajt në vijim, keni për ta parë.”

Në fund të vitit të kaluar, kompania filloi të shiste smartfonët e parë 5 inç me rezolucion 1080p, HTC Butterfly dhe Droid DNA. Ndërkohë që rivalët e tyre kanë filluar të shesin tashmë telefonë me ekran të mëdha, të njihen shpesh edhe me emrin “phablets” (bashkim i fjalëve phone dhe tablet).

Më i njohuri është ndoshta linja Samsung Galaxy Note, më e fundit prej së cilave ka ekran 5.5 inç. Në janar, kinezët Huawei zbuluan Ascend Mate, që ka ekran 6.1 inç.

Sipas firmës kërkuese IHS iSuppli, kërkesa për telefonë me ekran më të madh se 5 inç do të dyfishohet këtë vit, ndërkohë që dërgesat për shitje priten të arrijnë 60 milionë njësi.

Tajvanezët, nga ana tjetër, do të zgjerojnë biznesin e tyre edhe në Kinë, tashmë tregu më i madh i smartfonëve në botë. Edhe pse HTC preferon të njihet si një markë premium, kompania po planifikon të hedhë në treg një sërë pajisjesh me çmime të ulta në Kinë, të cilat priten të jenë mes 318$ – 636$ nëse shiten pa kontratë. (PCWorld Albanian)

HTC

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>