Harduer

HTC po përgatit një tablet të bazuar në Android

Apr 19 2010
0 Shpërndarje
HTC po përgatit një tablet të bazuar në Android

MD Quinton Leigh së fundi ka konfirmuar se HTC veçse ka filluar me zhvillimin e pajisjes tablet të bazuar në Android, dhe ka gjasa që ne të shohim një tablet nga HTC dikur gjatë mesit të vitit 2010.

Nëse HTC mund të arrij që të krijojë tabletin e tyre HTC, aq të mirë dhe profesional sikurse smartphone-të e saj, atëherë ata kanë gjasa që ti ofrojnë iPad të Apple një konkurrencë mjaft të qëndrueshme.

HTC gjithashtu ka konfirmuar se janë duke shikuar para për të sjellë video incizim Full HD dhe sistem zërimi 5.1, në pajisjet e saja dikur gjatë vitit të ardhshëm.

Lajmet e fundit>