Harduer

HTC pranë prezantimit të një telefoni të ri me procesor Snapdragon 835

Mar 28 2017
0 Shpërndarje
Sipas Evan Blass nga VentureBeat, telefoni me emrin e koduar “Ocean” vjen me ekran 5.5 inç quad HD dhe ka një dizajn pa butona ku kontrolli i tij bazohet plotësisht në ekranin dhe gjestet. HTC pranë prezantimit të një telefoni të ri me procesor Snapdragon 835 Photo Source: Evan Blass

Edhe përpara se U Ultra të debutonte, HTC vazhdimisht reklamonte një telefon edhe më të mirë me procesor Snapdragon 835. Mesa duket jemi pranë debutimit të tij në një moment kur pritet edhe zyrtarizimi i Galaxy S8, një prej pajisjeve më të shumë pritura.

Sipas Evan Blass nga VentureBeat, telefoni me emrin e koduar “Ocean” vjen me ekran 5.5 inç quad HD dhe ka një dizajn pa butona ku kontrolli i tij bazohet plotësisht në ekranin dhe gjestet.

Përmes llogarisë @evleaks në Twitter Blass publikoi një video promocionale të telefonit të ri të HTC-së ku mund të shohim një ekran frontal i cili mbulon skajet e telefonit.

Prodhuesi Tavanez nuk ka ndërmend të përdorë emërtimin Ocean por do e vendosë telefonin nën linjën U të 2017-ës. Sipas Blass HTC do të përdorë sensorin IMX362 për kamerën e pasme dhe IMX361 për kamerën frontale. /PCWorld Albanian

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>