Harduer

HTC premton Android 8.0 Oreo për HTC U11, U Ultra dhe 10

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
I pari që tha një deklaratë lidhur me këtë version është HTC ku tha në Twitter se Android 8.0 po vjen së shpejti në HTC U11, HTC U Ultra dhe HTC 10. HTC premton Android 8.0 Oreo për HTC U11, U Ultra dhe 10

Google lançoi zyrtarisht Android 8.0 Oreo më 21 Gusht ndërsa disa modele Pixel dhe Nexus kanë filluar të marrin përditësimin “Over-the-Air” – direkt në telefonin e tyre pa instalim manual.

E thënë ndryshe është momenti që prodhuesit e tjerë të telefonëve Android përditësojnë harduerin e tyre ekzistues në Android 8.0.

I pari që tha një deklaratë lidhur me këtë version është HTC ku tha në Twitter se Android 8.0 po vjen së shpejti në HTC U11, HTC U Ultra dhe HTC 10.

Cicërima në të vërtetë është një replikë ndaj një përdoruesi i cili pyeste për përditësimin në HTC A9. HTC shprehej se detajet dhe pajisjet që do të pasojnë do të lajmërohen së shpejti.

Teknikisht disa pajisje HTC kanë marrë Oreo-n, telefonët Pixel. Megjithatë për HTC-në ajo nuk është fitore.

Megjithatë ngelet e paqartë se kur HTC do të dërgojë përditësimin. Tre telefonët e përmendur janë flagshipë dy prej të cilëve i përkasin këtij viti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>