Harduer

HTC premton diçka “të madhe” më 12 Janar

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
HTC premton diçka “të madhe” më 12 Janar

htc-teaser-840x472HTC mund të mos ketë shkëlqimin që kishte dikur por përpjekjet e kompanisë për tju rikthyer asaj epoke nuk kanë rreshtur.

Përpjekja më e fundit vjen më 12 Janar bëri të ditur kompania e cila premtoi të zbulonte diçka të madhe. Ky njoftim vjen me një imazh me sfond blu, një gërmë të madhe “U” dhe një “C” të theksuar në emërtimin HTC.

Janë të pakta detajet që marrim nga ky imazh por kjo nuk na pengojë të spekulojmë rreth asaj çfarë mund të presim më 12 Janar.

Një zbulim interesant do të ishe telefoni X10, pasardhësi i HTC One X9 i cili u prezantua në Shkurt të këtij viti. Ka patur spekulime rreth tij ku flitet për një ekran 5.5 inç 1080p, procesor MediaTek Helo P10, 3GB RAM dhe 13 Megapiksel kamër të pasme.

Të gjitha këto nuk janë konfirmuar por prezantimi i HTC 10 Evo vetëm pak javë më parë do të thotë se është mbase shumë herët për një telefon tjetër.

HTC Vive mund të jetë një prej kandidatëve të aktivitetit të 12 Janarit kjo për faktin se HTC nuk ka përditësuar paisjen që prej 1 viti. Është plotësisht e mundur që kompania tajvaneze të sjellë një paisje të realitetit virtual posaçërisht për telefonët e saj si në rastin e Samsung me Gear VR.

Së fundi ekziston mundësia që ky aktivitet të flasë i gjithi për veshjet elektronike. Gjatë tetorit imazhe të panjohura të një ore inteligjente HTC u shfaqen. Nuk dihet nëse është materializuar por këtë do e mësojmë më 12 Janar. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>