Harduer

HTC premton një surprizë të pazakontë më 20 Mars, HTC 11?

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
HTC do të mbajë një aktivitet më 20 Mars. Në faqen Tajvaneze në Facebook kompania publikoi një imazh ku shkruhet "Pranvera po vjen," së bashku me një shënim ku thuhet "HTC do tu japë një surprizë të papritur." HTC premton një surprizë të pazakontë më 20 Mars, HTC 11? Photo Source: HTC

Është plotësisht e mundur që në këtë aktivitet të prezantohet pasardhësi i telefonit të shkëlqyer HTC 10 të cilin po e quajmë HTC 11 edhe pse kompania ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë këtë emër.

Megjithatë mundësitë janë të shumta përtej HTC 11. Por ajo që na shtyn të mendojmë se kemi të bëjmë me një model të rangut të lartë është qëndrimi i Presidentit të HTC-së në Janar i cili tha se kompania do të sjellë në treg një tjetër telefon flagship përveç U Ultra kur teknologjia e re e procesorëve të jetë e disponueshme.

Ai tha se ky moment nuk do të ishte Kongresi Mobil Botëror. Por cila janë arsyet që hedhin poshtë mundësinë e prezantimit të HTC 11?

Së pari imazhi i cili nuk jep detajet që ofronte njoftimi i paraardhësit. Së dyti publikimi në faqen Tajvaneze nuk përbën një lëvizje të mençur nëse HTC dëshiron të lërë gjurmë me këtë telefon.

Nga ana tjetër kompania thotë diçka e papritur, me fjalët të tjera nuk mund të përjashtojmë HTC 11. /PCWorld Albanian

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>