Harduer

HTC premton një tjetër telefon të rangut të lartë në 2017, kësaj here me Snapdragon 835

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Pas raporteve se Samsung Galaxy S8-ta do të jetë telefoni i parë me procesorin e ri Snapdragon 835, HTC nuk dëshiron të ngelet pas. HTC premton një tjetër telefon të rangut të lartë në 2017, kësaj here me Snapdragon 835 Photo Source: HTC

Pavarësisht se solli për konsumatorët një telefon të ri gjatë këtij muaji me procesorin e vjetër Snapdragon 821, HTC premton një tjetër telefon me Snapdragon 835.

Kur HTC prezantoi U Ultra të gjithë u çuditën nga kompania e cila nuk kishte pritur për procesorin e ri. Një raport i Forbes thoshte se Samsung kishte blerë të gjithë procesorët e disponueshëm Snapdragon 835 duke mos lënë gjë për rivalët por presidenti i divizionit të telefonëve pranë HTC thotë se kemi të bëjmë me një strategji specifike.

“Dëshira jonë ishte që të ndërtonim një trashëgimi telefonësh tani nën markën e re U përpara se të sillnim një model të rangut të lartë me procesorët dhe teknologjitë më të fundit,” tha ai.

“Ky telefon do të vijë në një kohë të caktuar dhe nuk mund tua them saktësisht,” vijoi Chialin Chang.

Duke lëmë mënjëanë komentet e Chang, kujtojmë se HTC po thyen traditën me dy telefonë të rangut të lartë.

Kështu impakti dhe rëndësia e U Ultra do të cënohej rëndë duke e çuar produktin drejt një dështimi. Pse njerëzit do të blinin një telefon i cili vjeshtën që vjen do të jetë i padobishëm? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>