Harduer

HTC prezanton më 16 Maj një telefon i cili ngjeshet

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Po një telefon i familjes së rangut të lartë U, idenë rreth të cilës mund ta shikoni edhe në videon e paraqitur publikuar nga HTC në Twitter. HTC prezanton më 16 Maj një telefon i cili ngjeshet Photo Source: AndroidPit

HTC konfirmoi spekulimet se kompania është pranë prezantimit të një telefoni të ri i cili mund të ngjeshet.

Po një telefon i familjes së rangut të lartë U, idenë rreth të cilës mund ta shikoni edhe në videon e paraqitur publikuar nga HTC në Twitter.

Për çfarë do të shërbejë diçka e tillë? HTC mund të implementojë sensorë në kornizën rrethuese të telefonit i cili do të mundësonte kontrollimin e tij përmes ngjeshjes së kornizës.

Me fjalë të tjera telefoni nuk do të kontrollohet vetëm përmes ekranit. Është një perspektivë intriguese rreth të cilës do të mësojmë më shumë më 16 Maj.

Kompania Tajvaneze beson se mund të rikthejë suksesin me modelet e reja U Ultra, pse jo edhe duke ngjeshur telefonët. /PCWorld Albanian

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>