Harduer

HTC prezanton karikuesin Rapid Charger 2.0, karikon telefonin tuaj 40% më shpejt

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
HTC prezanton karikuesin Rapid Charger 2.0, karikon telefonin tuaj 40% më shpejt

gsmarena_001Kompania teknologjike HTC ka prezantuar një karikues të quajtur Rapid Charger 2.0, i cili mbështet teknologjinë Qualcomm`s Quick Charge 2.0. Ky karikues ju lejon që të karikoni telefonin tuaj inteligjent HTC 40% më shpejt se karikuesat standard, të cilët përfshihen në paketimin e telefonit tuaj.

Karikuesi shpejton karikimin e baterisë së telefonave HTC One (M8), HTC One remix, HTC One (E8) dhe HTC Desire Eye. Teorikisht ky karikues supozohet që të punojë edhe me telefonë të markave të tjera, të cilat mbështesin teknologjinë e karikimit Qualcomm.

Kompania teknologjike HTC akoma nuk ka thënë ndonjë detaj rreth çmimit apo datës së lançimit për këtë karikues, megjithatë për momentin ju mund ta shikoni atë në faqen zyrtare të kompanisë. Krahas të dhënave që ju dhamë më lart, akoma nuk ka ndonjë informacion shtesë mbi karikuesin Rapid Charger 2.0. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>