Harduer

HTC prezanton smartfonin Desire 820 me proçesor 64Bit

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
HTC prezanton smartfonin Desire 820 me proçesor 64Bit

gsmarena_001 (1)HTC ka prezantuar zyrtarisht anëtarin më të ri të familjes Desire. Bëhet fjalë për HTC Desire 820, pasardhësi i Desire 816 është telefoni i dytë i HTC-së me një proçesor 64Bit. HTC Desire 820 është smartfoni i parë më çipin Qualcom Snapdragon 615 i cili ka një proçesor tetë bërthamësh me tetë bërthama Cortex-A53, ku katër prej tyre përshpejtojnë në 1.5 Ghz dhe katër të tjera në 1 Ghz së bashku më kartë grafike Adreno 405. Çipi është i bazuar në arkitekturën 64Bit dhe HTC do ta përditësojë këtë telefon në Android L I cili është dizenjuar të përfitojë nga avantazhet e arkitekturës 64Bit.

Desire 820 ka një ekran 5.5 inç me rezolucion 1280 x 720, kamerë të pasme 13 Megapixel, 8 Megapixel kamerë frontale dhe bokse BoomSound. Telefoni do të ofrojë LTE kategoria 4. Smartfoni do të jetë i disponueshëm nga fundi i muajit shtator dhe disa tregje të caktuara do të përfitojnë versionin me dy karta. Telefoni është i disponueshëm në ngjyrë të bardhë, gri, blu dhe portokalli. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>