Harduer

HTC pritet të prezantojë një tjetër telefon me teknologjinë Edge Sense

Jul 4 2017
0 Shpërndarje
Por mbi të gjitha ky telefon pritet të sjellë me vete teknologjinë Edge Sense e cila debutoi me telefonin më të mirë të kompanisë dhe flagshipin e vitit U11. HTC pritet të prezantojë një tjetër telefon me teknologjinë Edge Sense

HTC është duke ndërtuar një telefon të rangut të mesëm me emrin e koduar Ocean Life sipas një lajmi të publikuar në rrjetin social Twitter.

LlabTooFer pretendon se telefoni i ri do të ketë ekran 5.2 inç Full HD dhe procesor Snapdragon 660.

Do të karakterizohet nga dy kamera 16 megapiksel (para dhe pas), një bateri 2,600 mAh dhe Android 7.1.1 Nougat me HTC Sense 9.0.

Por mbi të gjitha ky telefon pritet të sjellë me vete teknologjinë Edge Sense e cila debutoi me telefonin më të mirë të kompanisë dhe flagshipin e vitit U11.

Ajo bën të mundur hapjen e një aplikacioni duke ngjeshur telefonin. Publikuesi vijon më tej duke thënë se telefoni i ri sjell kufjet USonic të cilat kanë teknologji të eleminimit të zhurmave dhe korrigjimit të volumit për veshët tuaj.

Ende nuk është bërë e ditur se kur telefoni prezantohet zyrtarisht dhe sa do të kushtojë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>