Biznes

HTC raporton humbje për tremujorin e tretë të vitit

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
HTC raporton humbje për tremujorin e tretë të vitit

gsmarena_001 (2)Kompania HTC ka publikuar rezultatet e saj financiare për tre mujorin e parafundit të vitit dhe kompania po raporton një rënie në shitje. Pavarësisht lajmeve të këqija, prodhuesi i telefonëve del me një rezultat të kënaqshëm për shkak se ato kanë shkurtuar kostot pas shitjeve të ulëta.

Të ardhurat e këtij tre mujori për kompaninë llogariten 1.38 miliardë dollarë dhe fitimi ishte 21.1 milion $. Për të bërë një krahasim, të ardhurat e tremujorit paraardhës ishin 2.15 miliardë dollarë dhe fitimi llogaritej 75.5 milionë.

Rënien më të madhe HTC-ja e pati në korrik me 33 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Gjithsesi, në gusht kompania pati 10% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013. Analistët ja vënë fajin për këtë rënie prej 7.9 % në shitje lançimeve të iPhone 6 dhe 6 Plus.

Kompania nuk specifikoi numrin e njësive që kanë arritur të dërgojnë për tek konsumatorët. HTC-ja lançoi një numër smartfonësh gjatë tre mujorit të tretë përfshi edhe modelin Butterfly 2 në Azi dhe versionin Windows Phone të One M8 në SHBA. Derisa 610 dhe 510 po ashtu zgjeruan familjen e smartfonëve të kësaj kategorie. Kompania tashmë po shikon drejt së ardhmes për ta ndriçuar sadopak me telefonët HTC One M8 Eye dhe tabletin Nexus 9 me çipin Tegra K1. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>