Harduer

HTC Sensation në aksion

May 21 2011
0 Shpërndarje
HTC Sensation në aksion

Sa për të mos e zgjatur shumë me tekst, po i biem trup sa i përket specifikave: HTC po e përshkruan telefonin si të “mençur” sepse ju sjellë informata në kohë reale për ngjarje të ndryshme, motin dhe çmimet e stokut. Pasta ju lejon të lëshoni një aplikacion duke e tërhequr atë dhe duke e vendosur në unazën që hap pajisjen, pastaj ju keni në duar edhe një CPU 1.2 GHz që sjellë fuqi të mahnitshme edhe pse ka vërejtje për sa i përket performancës 3D që nuk është 100% e përkryer me animacionet e reja 3D, pastaj ekrani sjellë rezolucion 960 x 540 piksela (4.3 inç), ka mundësi për të incizuar e shikuar video në kualitet HD, etj.

Por më së miri shikoni videon më poshtë dhe mësoni disa detaje shtesë mbi HTC Sensation, dhe shihni atë në aksion.

Lajmet e fundit>