Harduer

HTC Sensation XE, i pari me Dr. Dre Beats Audio

Sep 16 2011
0 Shpërndarje
HTC Sensation XE, i pari me Dr. Dre Beats Audio

Sensation XE Android është produkti i parë i krijuar pas marrëveshjes mes HTC dhe Beats Audio të Dr. Dre dhe sipas të gjitha gjasave ky produkt do të duhej të paraqitej në treg gjatë fundit të këtij muaji edhe në Evropë edhe në Azi.

HTC Sensation XE është shumë i ngjashëm me pasardhësin e tij HTC Sensation, dhe i si i tillë ka ekran të njëjtë 4.3 inç, Android 2.3 me HTC Sense UI 3.0, kamerë 8 megapikselëshe prapa që mund të incizojë video 1080p HD dhe nën mbështetjen e dy blicave, dhe përpara ka edhe një kamerë tjetër që mundëson video-thirrje. 

Në anën tjetër procesori është paksa më i shpejtë, 1.5GHz me dy bërthama për krahasim me 1.2 Ghz sa është procesori standard tek HTC Sensation, dhe RAM’i është i njëjtë 768MB RAM, kurse bateria është paksa më e madhe.

Teknologjia e zërimit 

Nuk është procesori që e bënë më të veçantë, por teknologjia e zërimit në të. Me kufje Beats, Sensation XE vendos në mënyrë automatike zërin që është krijuar të ofroj kualitet të avancuar, pavarësisht shërbimit muzikor që përdorni. 

HTC me celular po sjellë edhe një kartelë microSD (8GB) që në varësi të rajonit ku blini celularin do të përmbajë muzika të ndryshme. Dr. Dre ka investuar më shumë se 300 milion në kompaninë e tij e cila muajin e kaluar fitoi një avantazh ndaj prodhuesve tjerë të kufjeve duke ecur tutje me pjesëmarrje në tregun e ngarkuar të celularëve të mençur. Beats gjithashtu ka marrëveshje me HP për të integruar këtë teknologji në linja të ndryshme të laptopëve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>