Lajmet

HTC sjell temat e reja Sense në modelet e vjetra të One M8 dhe M7

Apr 6 2015
0 Shpërndarje
HTC sjell temat e reja Sense në modelet e vjetra të One M8 dhe M7

htc-hero-100575864-largeNëse keni një model të vjetër të smartfonit HTC One, tani mund të përfitoni disa tema të reja të adoptuara nga versioni më i fundit, One M9.

HTC ka ridizenjuar aplikacionin BlinkFeed, duke ndërruar edhe emërtimin në HTC Sense Home. Së bashku me këtë përditësimi, ju mund të përzgjidhni mes disa temash të reja. HTC-ja gjithashtu ka një ndërtues temash online duke ju krijuar mundësi të eksploroni në më shumë opsione. Përmes këtij aplikacioni online mund të krijoni temën e duhur për ju.

htc-one-m9-themes-100575944-largeKëto ndryshime ja vlen të provohen sidomos nëse keni një model të vjetër të HTC One. Nuk është Sense 7 por sjell disa nga veçoritë më të mira të saj. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>