Biznes

HTC, të hyra rekord në çerekun e dytë

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
HTC, të hyra rekord në çerekun e dytë

HTC ka thënë se në rritjen e madhe ka ndikuar mjaft shumë tregu i Kinës, ndërsa modelet e nivelit hyrës si Wildifre S, Salsa dhe ChaCha, gjithashtu kanë ndikuar në zgjerimin e portofolit dhe përfitimeve të HTC. Natyrisht Sensation dhe Evo 3D kanë luajtur gjithashtu rolin e vet

Edhe pse HTC është duke përjetuar prani të fuqishme në tregun e celularëve të mençur, Apple është pengesa më e madhe që duhet tejkaluar sepse kjo e fundit po bënë bum në shumë sefare. Së fundi Apple ka fituar edhe një aktpadi kundër HTC. 

Parashikimet për çerekun e ardhshëm gjithashtu janë të mira dhe pritet të arrijnë deri në 13.5 milion njësi të shitura, që nënkupton një rritje prej 98% prej viti në vit. Nëse shkon ashtu si duhet, kjo është një hyrje neto prej 137 miliard dollarë vetëm për çerekun e ardhshëm. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>