Lajmet

HTC Touch Pro 2 është dizajnuar mirë

Aug 8 2009
0 Shpërndarje
HTC Touch Pro 2 është dizajnuar mirë

Por si me shumë smartphone bazuar në Windows Mobile, Touch Pro-ja në testet e mia shpaloste një ngathtësi familjare në kryerjen e veprimeve të caktuara, si në hapjen e aplikacioneve dhe lëvizjen midis kontakteve.
Dizajni është i bukur, funksional dhe i ndërtuar mirë. Një display i bollshëm 3.6 inç, 480 me 800 WVGA, mbizotëron në pjesën e përparme. Nën ekran ndodhet një shirit i ndjeshëm ndaj prekjes, i cili ju lejon të bëni zoom brenda e jashtë faqeve web me rrëshqitjen e një gishti. Ai punonte mjaft mirë gjatë testeve të mia.
Katër butona të vegjël gjenden nën shiritin e zoom-imit: Talk, menyja Start, Back dhe Home/End. Në këndin e sipërm majtas ndodhet butoni i ndezjes, një rrotull volumi shtrihet në brinjën e majtë dhe konektori ekskluziv i kufjeve dhe i karikimit vendoset në brinjën fundore.
Tastiera horizontale me rrëshqitje është e madhe, ergonomike dhe e fortë. Kjo tastierë fizike është e dizajnuar kaq mirë, sa ka shumë mundësi që të mos e përdorni ndonjëherë atë të programuar.
Shiriti TouchFLO 3D në fundin e ekranit përmban shkurtesa për programet tuaja dhe është mjaft intuitiv.
Për shfletimin e web-it keni Internet Explorer Mobile dhe Opera Mobile. Faqet hapen mjaft shpejt në rrjetin 3G të AT&T dhe akoma më shpejt me Wi-Fi.
Luajtja e muzikës është mjaft e dëmtuar nga mungesa e një fishe 3.5mm për kufje standarde; për të përdorur një palë të tilla duhet të lidhni një përshtatës të bezdisshëm (i përfshirë në paketë).
Videot duken fantastike në ekranin 3.6 inç.
Touch Pro 2 bashkon funksionalitetin e Windows Mobile me estetikën e pastër të HTC-së dhe përdorimin intuitiv.

Lajmet e fundit>