Lajmet

HTC Touch Pro

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
HTC Touch Pro

Më tej, përveç Internet Explorer ka të integruar edhe një shfletues tjetër, Opera mini 9.5 browser. Duke shtuar më tej Adobe Reader LE për dokumente PDF si dhe klientin YouTube për përdorim më të lehtë të shërbimit tashmë të popullarizuar në internet.Dizajni është elegant, në një kasë me dimensione 102 x 51 x 18.1 milimetra dhe peshë 165 gram. Nën ekranin e ndjeshëm në prekje gjendet kursori me katër drejtime, ku rreth tij janë të vendosur katër butona që mund të vërehen vetëm kur shtypen. Rrethi që gjendet tek kursori katërdrejtimësh është gjithashtu i ndjeshëm në prekje. Nëpërmjet tij mund të bëhet zoom dhe scroll kur shikohen fotografitë apo shfletohet në internet.Mbi ekran gjendet kamera VGA, e cila shërben për videoconferencë, dhe altoparlanti. Anash gjendet vetëm butonat për rregullimin e zërit dhe në pjesën e sipërme butoni për ndezje dhe fikje. Pjesa e sipërme e telefonit ka portin mini USB për karikimin e baterisë dhe përdorimin e kufjeve që ofron HTC.Pjesa e poshtme e pajisjes strehon lapsin magnetik dhe afër tij gjendet butoni i vogël për soft reset për Windows Mobile.Brenda pajisjes gjenden 288 MB RAM dhe 512 MB ROM, si dhe një procesor Qualcomm MSM7201A me frekuencë 528 Mhz. Përdoruesit mund të zgjerojnë hapësirën e memories me microSD (TransFlash).PRO ka integruar një ekran më të përparuar se modelet e mëhershme, me madhësi 2.8 inch. Ka një rezolucion VGA 640×480 piksel, ku kjo rritje e piskelave vërehet më mirë gjatë navigimit në internet, apo përdorimit të GPS-së. Fotografia është e pastër si kristal, me ngjyra të gjalla dhe me kënd të madh shikimi. Një gjë me rëndësi të madhe është se mund të përdoret edhe në dritën e diellit, karakteristikë kjo e rrallë te telefonat celularë. Pa kurrfarë dyshimi mund të thuhet se seria e këtyre PDA ka ekranin më të mirë në treg.Sa i përket lidhjeve, Touch Pro ka modulet Wifi dhe Bluetooth të gjeneratës së fundit, si dhe marrësin GPS. Bëhet fjalë për çipin gpsOne, i cili ndohet edhe te modelet e tjera të HTC, si TyTN II dhe Cruise. HTC Touch Pro përkrah edhe teknologjinë A-GPS, e cila ka si detyrë që të dhënat mbi satelitët të merren nëpërmjet WiFi ose rrjetit 2G/3G. Në këtë mënyrë mund t’i shmangeni pritjes disa minutëshe apo siç quhet në gjuhën e GPS-së “startit të ftohtë”. Kualiteti i zërit gjatë telefonatave është në nivelin më të madh të mundshëm. Duhet përmendur edhe përkrahjen për rrjetin HSDPA 900/2100 që mundëson përdorimin e shpejtësisë maksimale të marrjes të të dhënave, me shpejtësi deri 7.2 Mbit/sek.Për fat të keq, operatorët në Kosovë dhe Shqipëri ende nuk ofrojnë një shërbim të tillë. Pajisja ka një aparat me rezolucion 3.2 megapiksel, me autofokus dhe LED blic. Në dritën e diellit mund të thuhet se ka fotografi solide. Por funksioni primar i këtij aparati nuk është kamera. Ka bateri Litium-Hekur me kapacitet 1340 mAh, duke ofruar 406 orë në regjimin stand-by dhe 8 orë kohë bisede, pothuaj njëjtë me telefonat e tjerë nga HTC.

HTC ka bërë një hap shumë të madh sa i përket ekraneve të ndjeshëm në prekje. Funksionet 3D apo TouchFLo 3D mundësojnë lexim të shpejtë të SMS-ve dhe mesazheve e-mail. Kalendari dhe shënuesi mund të kontrollohen vetëm me një prekje të ekranit.Në këtë mënyrë është zëvendësuar plotësisht sistemin operativ Windows Mobile. Në ekran, “Today” që në një mënyrë paraqet edhe “sipërfaqen punuese” është e ndarë në shumë tabe dhe në të janë vendosur funksionet që përdoren më shpesh, si ora
dixhitale, kalendari dhe kontaktet, SMS dhe MMS, e-mail, e deri tek ato që përdoren më pak, si audio/video player, kamera, fotografitë dhe moti. Me modifikim mund të shënohen të gjitha qytetet e vendit dhe me një update që bëhet nga serveri
accuweather.com, mund të paraqitet temperatura momentale dhe ajo për 5 ditët e ardhshme. TouchFlo3D mundëson të mos përdoret thuajse fare butoni

“Start”, që gjendet në këndin e majtë lart. Kalimi nga një tab në tjetrin dhe lëvizja nëpër opsione bëhet me disa animacione. Edhe pse një pjesë të mirë HTC ka kopjuar iPhone, TouchFlo 3D paraqet një revolucion, kur bëhet fjalë për Windows Mobile, duke mundësuar në këtë mënyrë përdorimin e plotë të PDA pa stylus. TouchFlo 3D tashmë është bërë standard edhe tek modelet më të reja të prezantuara nga HTC, si ai HD dhe 4G.
Për HTC Touch Pro mund të thuhet se paraqet një pëesosje në botën e telefonave celularë.
Touch Pro apo iPhone? Do të ishte pyetja e çdokujt që do të lexojë këtë artikull. Zgjidhja është pak e vështirë. Deri sa autori i këtij teksti anon më shumë për Pocket PC, për shkak të përdorimit vetëm të prodhimeve nga HTC, dikujt më shumë do t’i pëlqente iPhone, por sido që të vendosni, një gjë është e sigurt, nuk do të pendoheni. Kushton rreth 500 euro.

Lajmet e fundit>