Lajmet

HTC U11 pajiset me Android 8.0 Oreo

Nov 29 2017
0 Shpërndarje
Mo Versi, shefi i menaxhimit të produktit pranë HTC, publikoi lajmin me anë të një cicërime në Twitter gjatë fundjavës. HTC U11 pajiset me Android 8.0 Oreo

Lajme të mira për disa përdorues Android-i. Ata që kanë një HTC U11 të zhbllokuar do të mund të shkarkojnë versionin më të fundit Android, Oreo 8.0, duke filluar nga dita e sotme.

Mo Versi, shefi i menaxhimit të produktit pranë HTC, publikoi lajmin me anë të një cicërime në Twitter gjatë fundjavës.

Debutimi i Android Oreo në një telefon HTC është një lajm i mirë për skeptikët Android të cilët i justifikojmë duke qenë se pajisjet me Oreo të paktën për sot janë të rralla.

Sipas Google afro 0.3% e përdoruesve Android kanë të instaluar versionin më të fundit të sistemit operativ dhe shumica prej tyre janë telefonë Pixel.

Disa prej veçorive të reja të Oreo janë “picture-in-picture,” pika njoftimesh në ikonat e aplikacionet, një mjet të vendosjen automatike të fjalëkalimeve si dhe përmirësime të stabilitetit dhe performancës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>