Harduer

HTC U12 Plus zbulohet në detaje përpara zyrtarizimit

Mar 16 2018
0 Shpërndarje
Një raport i mëhershëm përmend ekranin 6-inç WQHD+ së bashku me procesorin Snapdragon 845 i përdorur në Galaxy S9 dhe Xperia XZ2. HTC U12 Plus zbulohet në detaje përpara zyrtarizimit

Ditën e Premte insajderi i VentureBeat Evan Blass publikoi një imazh të flagshipit të ardhshëm të HTC, modelit U12 Plus i cili pritet të debutojë në Maj.

Nisur nga informacioni i Blass, U12 Plus do të ketë një ekran thuajse pa skaje, një kamër të dyfishtë horizontale dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme.

Një raport i mëhershëm përmend ekranin 6-inç WQHD+ së bashku me procesorin Snapdragon 845 i përdorur në Galaxy S9 dhe Xperia XZ2.

Thuhet se telefonit do të ketë 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme. Sistemi i dyfishtë i kamerave do të karakterizohet nga sensorët 12 dhe 16 megapiksel ndërsa kamera frontale vetëm 8 megapiksel.

Mbetet për tu parë sesa HTC do ja arrijë të konkurrojë me flagshipët e kompanive të tjera. /PCWorld Albanian

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>