Harduer

HTC ul në 600 dollar çmimin e pajisjeve të realitetit virtual Vive

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Ky lajm vjen pak muaj pasi Facebook uli çmimet e Oculus Rift dhe Oculus Touch duke i shitur të dy për 400 dollar. HTC ul në 600 dollar çmimin e pajisjeve të realitetit virtual Vive

HTC tha ditën e sotme se do të reduktojë koston e pajisjet Vive të realitetit virtual nga 800 dolla rnë 600 dollar.

Ky lajm vjen pak muaj pasi Facebook uli çmimet e Oculus Rift dhe Oculus Touch duke i shitur të dy për 400 dollar.

HTC thotë se lëvizja e fundit nuk është kundërpërgjigje ndaj Facebook por një përpjekje për të tërhequr më shumë konsumatorë të rinj të teknologjisë.

Edhe pse hardueri i realitetit virtual pritet të gjenerojë 3.6 miliard dollar këtë vit, adoptimi nga konsumatorët kanë qenë më i ulët sesa pritej. Krahas çmimit të pajisje, përmbajtjet janë po aq të rëndësishme për HTC.

Kompania tha se do të ofrojë falas një muaj abonimin Viveport për blerësit e rinj të pajisjes. Në mënyrë që të funksionojë siç duhet, Vive ka nevojë për një kompjuter me harduer të fuqishëm.

Një kompjuter VR duhet të jetë shtatë herë më u fuqishëm sesa një kompjuter i konfiguruar për video lojëra sipas Nvidia. Ai mund të kushtojë mes 1,150 dollar si Dell Alienware Aurora deri në 2,500 dollar me HP Omen X. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>