Biznes

HTC zvogëlon numrin e punonjësve në SHBA

Sep 16 2013
0 Shpërndarje
HTC zvogëlon numrin e punonjësve në SHBA

Prodhuesi nga Tajvani i telefonëve HTC, që po kalon nëpër një krizë, ka larguar nga puna shumë punëtorë nga zyrat e veta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së premte.

Ndërmarrja tha në një deklaratë që këto pushime nga puna ishin “një veprim vendimtar nga Korporata HTC (SHBA) për të baraspeshuar dhe përmirësuar organizimin tonë dhe për të përmirësuar efikasitetet pas disa vitesh të rritjes së vrullshme.”

HTC nuk dha ndonjë hollësi për këto ndërprerje ose për të treguar një numër të posaçëm, por një burim që është i njoftuar me situatën tha që rreth 30 pozicione pune ishin eliminuar. Sipas një përfaqësuesi të HTC-së, nuk ka mbetur ndonjë ekzekutiv, as ndonjë ndërrim i theksuar në llojet se sasinë e punës që kryhet në SHBA.

“Ky është një vendim i vështirë që ka ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit që kanë kontribuuar në rritjen që HTC ka përjetuar gjatë disa viteve të kaluar,” tha HTC në deklaratën e vet. “Sidoqoftë, për të arritur qëllimet tona afat-gjate si një biznes dhe për të rikthyer vlerën maksimale tek aksionerët tanë, ky është një hap i nevojshëm për të udhëhequr inovacionin e vazhdueshëm.”

Pas disa vitesh të rritjes së shpejt, HTC ka provuar që të përmirësojë pozitën e vet në tregun e smartfonëve. Ndërmarrja po ashtu është ballafaquar me disa trazira në nivelin e korporatës, duke përfshirë largimin e disa top ekzekutivëve. Si pjesë e një shtytje për kthim, HTC së fundi lëshoi një fushatë të re me reklamë ku merr pjesë Robert Downey Jr. (PCWorld Albanian)

HTC-store-taiwan-380x285

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>