Analiza

HTC Glacier, dy herë më i shpejtë sesa konkurrenca!

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
HTC Glacier, dy herë më i shpejtë sesa konkurrenca!

Një HTC i ri i quajtur Glacier, në bazë të rezultateve të testimeve nga GLBenchmark duket se ka tejkaluar performancën ekzistuese të secilit smatphone që gjendet në treg, në kategorinë e fuqisë së CPU-së.

Me një rezultat prej 1.432, Glacier ishte 67 për qind më i shpejtë sesa Motrola Droid X dhe 41 për qind më i shpejtë sesa iPhone 4, kurse Samsung Vibrant ishte mjaft i afërt me të në rezultate.

Testimi i gjetur nga AlienBabelTech nuk konfirmon në mënyrë automatike specifikat por mbështet thashethemet për një HTC Android me CPU dual-core, edhe pse një bërthamshi 1GHz i Evo 4G nuk i shte larg pretendimeve të HTC-së për shpejtësi. Në anën tjetër Vibrant i Samsung tregon një CPU një bërthamësh me 1GHz por që është shumë më i shpejtë në clock, megjithëse HTC duket se do të kompensojë çdo gjë në dobësi të performancës, me një bërthamë të dytë. Qualcomm së fundi ka paraqitur një mostër të procesorëve Snapdragon dual-core para kompanive që do t’i përdorin ato.

T-Mobile nuk është përmendur me emër, por testuesi Mike Bibik është një dizajner i lartë i ndërveprimit pranë këtij operatori dhe nuk ka paraqitur asgjë tjetër tek GLBenchmark, përveç celularëve Android të T-Mobile.

Data e paraqitjes edhe pamjet rreth Glacier janë të panjohura, por ka gjasa që ta shohim në treg ka fund i këtij viti.

Lajmet e fundit>