Harduer

HTC HD3 në tetor me Windows Phone 7…

Sep 1 2010
0 Shpërndarje
HTC HD3 në tetor me Windows Phone 7…

Sipas një dokumenti të paraqitur në Engadget, thuhet se emri i ri është paraqitur në një dokument të brendshëm të operatorit O2 në Britani të Madhe, dhe se do të ketë për qëllim t’i përshtatet më mirë emrit sistemit të ri operativ nga Microsoft. Gjithashtu në kuadër të këtij dokumenti paraqitet edhe data 18 tetor si datë lansimi për pajisjen.

HTC apo HD7 pritet të jetë një celularë me avancimet e duhura në mënyrë që të përshtatet me kërkesat e Windows Phone 7 për pajisje. Ai veçse ka një procesor 1GHz dhe një ekran capacitive të ndejshëm në prekje, por skema e kontrollimit ka shkelur rregullën me tre butona të Microsoft për ndërfaqen. Në këtë aspekt mund të ketë ndryshime, e gjithashtu edhe në harduer.

Lajmet e fundit>