Softuer

HTC Sense në njëfarë forme demonstrohet në Windows Phone 7

Sep 17 2010
0 Shpërndarje
HTC Sense në njëfarë forme demonstrohet në Windows Phone 7

Kjo video që po shihni më poshtë potencialisht ka gjasa të jetë false, por në të është futur shumë punë dhe kjo lë paksa dyshime nëse është një mashtrim argëtuese. Por në rast se ajo që po shihet është e vërtetë, Sense ka mundësuar që Windows Phone 7 nga HTC të rris bukurinë e këtij sistemi operativ në nivele që janë parë vetëm në prototipe.

Në video tregohen disa animacione 3D që ecin ashtu si duhet, dhe madje një prej gjërave që më pëlqen më së shumti është tabela me shënime, ku ju vendosni me gozhda letrat e verdha të shënimeve dhe më pas mund t’i shikoni më afër t’i rrotulloni, të fshihni porosi, etj.

Në video shihen edhe animacione të motit, duke fluturuar përmes reve për të shikuar motin në San Francisco si dhe një demo e një loje “Më do apo nuk më do” gjë të kujton kohërat e mëhershme kur ishim adoleshent dhe sprovonim gjithçka. /pcworld.al

Lajmet e fundit>