Harduer

HTC shpalosi dy celularë të rinj Desire

Sep 15 2010
0 Shpërndarje
HTC shpalosi dy celularë të rinj Desire

Dy celularët e rinj janë HTC Desire, me një ekran 4.3 inç dhe një procesor të fuqishëm 1GHz Qualcomm Snapdragon, dhe Desire Z, me një tastierë të plotë rrëshqitëse QWERTY dhe me një procesor më pak të fuqishëm Qualcomm. Natyrisht që të fuqizohen nga Android 2.2.

Desire HD gjithashtu ka një kamerë 8 megapikselëshe, që mund të incizojë video HD në format 720p dhe që përveç kësaj ka edhe LED blic të dyfishtë. Ai përkrahë Dolby Mobile me zërim virtual rrethues SRS.

Desire Z në anën tjetër thuhet se është i ngjashëm me modelin G2 Android që sapo është paraqitur për T-Mobile. Ai punon me një procesor 800 Mhz Qualcomm. Edhe kamera e tij 5 megapikselëshe mund të incizojë video HD në format 720p. I vetmi dallim këtu është tastiera rrëshqitëse QWERTY.
Që të dy celularët mund të lidhen me HTCSense.com, ku përdoruesit mund të gjejnë një celularë të humbur apo të vjedhur, ta kyçin prej së largu e gjëra tjera. Përmes ueb faqes përdoruesit mund të shtojnë imazhe, shtojca dhe zile për celularin e tyre.

HTC Sense UI i përditësuar që është e vendosur mbi Android, përfshin një veçori të re për shikim të baterisë, si dhe një in-box i unifikuar. Hartat tani mund të bëhen pre-cache, duke reduktuar kohën për ngarkim dhe afrim. Një veçori tjetër e re është edhe HTC Fast Boot, që mundëson startim më të shpejtë të celularit prej 10 sekonda, apo 45 sekonda më shpejtë se më parë, bazuar në disa raporte.

Celularët do të ofrohen në Evropë dhe Azi gjatë muajit të ardhshëm, megjithëse çmimet nuk janë bërë të ditura. /pcworld.al

Lajmet e fundit>