Harduer

Huawei braktis planet për një smartfon me Android dhe Windows Phone

Mar 23 2014
0 Shpërndarje
Huawei braktis planet për një smartfon me Android dhe Windows Phone

013Hauwei_Ascend35567255_620x443 (1)Mesa duket Huawei i ka ndërruar planet që kishte në lidhje me një smartfon që të kishte të dy sistemet operative, edhe Android, edhe Windows Phone . Kjo vjen në një deklaratë të dërguar për Fiercewireless të mërkurën, kur Huawei thekson se puna me Android dhe Windows Phone nuk do të përfundojë tani shpejt, do të ketë akoma telefonë me këto sisteme operative, por jo të dy së bashku në një pajisje.

“Grupi i Biznesit të Konsumatorit të Huawei ka një afrim të hapur ndaj sistemeve të operimit për pajisje mobile për të ofruar një rang zgjedhjesh për konsumatorët. Por gjithsesi, shumica e produkteve tona janë të bazuara në sistemin Android dhe në këtë fazë nuk kemi plane për të lançuar në treg një telefon me sistem operativ të dyfishtë”, ishte pjesa kryesore e deklaratës së Huawei.

Edhe pse Android mbetet prioriteti kryesor, Huawei do të vazhdojë të përkushtohet ndaj Windows Phone, ndërkohë që përgatitet për lançimin e një numri pajisjesh me Windows Phone gjatë këtij viti. Microsoft është ende një partner global kyç për Huawei e për sa kohë konsumatorët kërkojnë Windows, as Huawei nuk ka asnjë arsye pse të mos punojë me Windows Phone. Gjithmonë, pa shkëputur marrëdhëniet edhe me Android, me të cilin janë pjesa më e madhe e telefonave të Huawei. (PCWorld Alabanian)

Lajmet e fundit>