Harduer

Huawei dhe Google zhvillojnë bord kompjuterik të stilit Raspberry Pi

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Google, ARM, Huawei, Archermind dhe LeMaker kanë luajtur rol që të gjithë në ndërtimin e tij. Huawei dhe Google zhvillojnë bord kompjuterik të stilit Raspberry Pi

Android do të funksionojë me një performancë të paprecedent në kompjuterin e ri të stilit Raspberry Pi zhvilluar nga Huawei.

Bordi i ri kompjuterik HiKey 960 ka një çmim prej 239 dollarësh i cili justifikohet nga teknologjitë më të fundit grafike dhe procesorike që bart. Google, ARM, Huawei, Archermind dhe LeMaker kanë luajtur rol që të gjithë në ndërtimin e tij.

HiKey 960 është ndërtuar për të qenë një kompjuter Android si dhe një mjet për zhvillimin e softuerit dhe driverave për sistemin operativ. Zhvillimi i bordit gjithashtu u mbështet nga Linaro, një organizatë e cila zhvillon pako softueri për Android dhe arkitekturën ARM.

HiKey 960 përdoret për të krijuar robotë, dronë dhe pajisje inteligjente. Megjithatë qëllimi i tij kryesor ka qenë kompjuteri ideal Android.

Bordi fuqizohet nga procesorin Huawei Kirin 960 me tetë bërthama, 3GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. Grafikat Mali-G71 mund të ofrojnë performancë të shkëlqyer 4K bazuar në arkitekturën e fundit ARM Bifrost.

Ndër të tjera mund të përmendim Wi-Fi 802.11 b/g/n/ac dhe Bluetooth 4.1. Bordi ka një portë PCIe m.2 dhe konektor me 40 dhe 60 gjilpëra. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>