Analiza

Huawei do të investojë 600 milionë $ në kërkimin 5G gjatë 4 viteve të ardhshme

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Huawei do të investojë 600 milionë $ në kërkimin 5G gjatë 4 viteve të ardhshme

The logo for Chinese phone maker Huawei hangs above their booth on the first day of the Consumer Electronics Show in Las VegasHuawei Technologies ka në plan të investojë të paktën 600 milionë $ në kërkimin e 5G-së gjatë kater viteve të ardhshme.

Lajmin e ka dhënë vetë prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit gjatë një deklaratë këtë javë.

“Do të vazhdojmë të zhvillojmë kapacitetet ekzistuese të rrjetit 4G, por po planifikojmë të investojmë të paktën 600 milionë $ gjatë katër, pesë viteve të ardhshme në kërkimin dhe inovacionin për rrjetin 5G.

Në këtë mënyrë, mund të sigurohemi që plotësojmë kërkesat e konsumatorëve për lidhje më të shpejta dhe më të mira,” u shpreh Eric Xu, një prej shefëve ekzekutivë të kompanisë në një deklaratë në uebfaqen zyrtare.

Ai shtoi se këto shifra nuk përfshijnë investimet në produktet 5G. Kompania e sheh 5G-në si një rrjet që mund të jetë gati për shpërndarje në vitin 2020, duke ofruar një shpejtësi të transmetimit të të dhënave prej 100 herë më të lartë se ajo 4G. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>