Analiza

Huawei i jep prioritet Android-it

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Huawei i jep prioritet Android-it

013Hauwei_Ascend35567255_620x443Huawei ka qëne dhe është një nga prodhuesit që e mbështesin më shumë Windows Phone, por mesa duket, Android ka më shumë rëndësi për Huawei. Shefi i Departamentit të Marketingut të Huawei, Shao Yang, ka deklaruar se kompania qëndron e përkushtuar në prodhimin e smartfonëve të përshtatshëm me sistem Windows Phone. Madje, vitin e kaluar Huawei siguroi një marrëveshje shumë fitimprurëse me Microsoft-in për modelin Ascend W1 për ta shitur pajisjen në tregun afrikan me sistemin Windows Phone.

Por gjithsesi, pavarësisht këtij fitimi, Windows Phone nuk merr vëmendjen kryesore të Huawei. “Krahasuar me Android, prioriteti për Windows Phone është shumë më i ulët, por që gjithsesi, mbetet një nga sistemet tona të përzgjedhura për pajisjet që prodhojmë. Ne po përdorim një strategji të një sërë sistemesh operimi, jo një individual.” tha Yang.

Gjykuar nga fjalët e Yang, një bashkëpunim mes Windows Phone dhe Android duket se mund të jetë në krye të planeve të tyre të ardhshme. Ka disa muaj që po përflitet prodhimi i një pajisjeje që do të ketë sistem të dyfishtë, edhe Android edhe Windows Phone, por ende nuk ka diçka definitive për këtë. Yang për këtë tha që rreth tremujorit tjetër të vitit një telefon i tillë mund të arrijë në tregun amerikan, por pa dhënë asnjë datë fikse.

Ashtu siç e theksoi edhe Yang, një pajisje e tillë do të ishte e pranueshme për një kategori të gjerë përdoruesish. “Nëse ne prodhojmë një telefon vetëm me sistem Windows Phone, jo të gjithë konsumatorët mund të kenë dëshirë ta kenë.

Por duke pasur edhe Android edhe Windows si sisteme operimi, përdoruesit mund ta ndryshojnë kur të duan dhe do ta kenë më të lehtë për të zgjedhur secilin nga sistemet.” Këto ishin disa nga fjalët e Yang në lidhje me një nga modelet e ardhshme të smartfonëve nga Huawei. Dhe premisat nuk mungojnë. Duket se Huawei i ka të gjitha kapacitetet dhe të gjithë potencialin për një telefon të tillë. Një provë e mirë e kësaj është renditja në vend të tretë tetorin e kaluar si prodhuesi më i mirë pas Samsung dhe Apple dhe para LG e Lenovo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>