Harduer

Huawei konfirmon baterinë masive të Mate 10 prej 4,000 mAh

Oct 6 2017
0 Shpërndarje
Raporte të tjera konfirmojnë se telefoni do të ketë teknologjinë Super Charge për ngarkim super të shpejtë të baterisë. Huawei konfirmon baterinë masive të Mate 10 prej 4,000 mAh Photo Source: AndroiPit

Huawei është pranë debutimit të serive të reja Mate 10 të telefonëve kur na ndajnë dy javë nga aktiviteti.

Sot kompania konfirmoi një detaj mjaft interesant të flagshipit të ri. Në një postim në Twitter, Huawei tha se Mate 10 do të ketë bateri 4,000 mAh.

Me baterinë e re, Mate 10 dhe Mate 10 Plus do të rezistojnë një ditë të plotë me vetëm një ngarkim.

Raporte të tjera konfirmojnë se telefoni do të ketë teknologjinë Super Charge për ngarkim super të shpejtë të baterisë.

Huawei Mate 10 dhe Mate 10 Pro pritet të prezantohen të Hënen, më 16 Tetor në Mynih të Gjermanisë. Kompania gjithashtu do të prezantojë një version më të lirë, Mate 10 Lite i cili mund të ketë emërtim Kinez Huawei Maimang 6.

Sipas një raport të publikuar nga Counterpoint Research për tregun global të telefonëve, performanca e shkëlqyer e Huawei e pozicionoi prodhuesin Kinez në vendin e dytë në botë për herë të parë duke zhvendosur Apple një shkallë më poshtë gjatë periudhës Qershor – Korrik të këtij viti.

Në Dhjetor të vitit të kaluar Huawei thoshte se kishte lënë pas Apple për nga shitjet e telefonëve ndërsa sot është hera e parë që një firmë analitike konfirmon këto pretendime. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>