Harduer

Huawei lançon smartfonin Ascend P7

May 8 2014
0 Shpërndarje
Huawei lançon smartfonin Ascend P7

p7better-730x475Kompania Huawei ka lançuar Ascend P7, smartfonin e saj më të fundit dhe të parametrave të lartë me sistem operativ Android. Në eventin e lançimit të kompanisë në Paris, u zbuluan një sërë detajesh të pajisjes së re, si ekran Full HD 5 inç, një proçesor Quad Core dhe 2 GB RAM.

Pajisja ka një trashësi 6.5 mm, gjë që e bën një ndër smartfonët 4G LTE më të hollë në botë sipas Huawei. Smartfoni gjithashtu vjen më një kamerë të pasme 13 Megapixel e fuqizuar nga një sensor BSI të gjeneratës së katërt nga Sony dhe një kamerë 8 Megapixel frontale. Sensori është i aftë të kapë video 1080p, por nuk ka asnjë informacion nëse mund të pasqyrojë video 4K.

Peshon vetëm 124 gram dhe vjen me 16 GB hapësirë të dhënash bashkë me një kartë microSD 32 GB. Smartfoni më i fundit nga Huawei mbështet konektivitetin LTE dhe ka versionin 4.2.2 të Android bashkë me ndërfaqen e veçantë të Huawei të quajtur Emotion UI që ngjason së tepërmi me iOS 7.

Për më tepër, smartfoni ka një bateri 2500 mAh. Huawei gjithashtu ka integruar një modalitet “Super Power Saving” që do të thotë se me më pak se 10 % të baterisë së mbetur smartfoni mund të qëndrojë në funksion edhe për 24 orë.

Ascend P7 do të shitet në tregjet e mëposhtme për 449 Euro: Kinë, Britani, Gjermani, Itali, Francë, Spanjë, Portugali, Irlandë, Holandë, Belgjikë, Zvicër, Poloni, Lituani, Estoni, Serbi, Greqi, Norvegji, Hungari, Danimarkë, Sllovaki, Çeki, Austri, Hong Kong, Tailandë, Malajzi, Filipine, Singapor, Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë prezantimit nuk u përcaktua çmimi, por Huawei konfirmoi se do të vinte shumë shpejt në tregjet e lartpërmendura. Bazuar në specifikat e tij dhe çmimit, është e qartë se Ascend P7 duhet të cilësohej si një smartfon premium. Me Samsung, HTC, Sony dhe të tjerë prodhues Android në konkurrencë, kjo mund ti japë Huawei një avantazh si rezultat i çmimit që ka smartfoni i tyre.

Ky smartfon i ri pason Ascend P6, që Huawei e quajti smartfoni më i hollë në botë. Kohët e fundit prodhuesi kinez i smartfonëve mori pjesë në Kongresin Mobil Botëror për të lançuar Ascend G6 4G dhe TalkBank B1 si dhe tabletët MediaPad X1 dhe M1. (PCWorld Albania)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>