Harduer

Huawei lançon smartfonin Honor Holly dhe tabletin Honor X1

Oct 15 2014
0 Shpërndarje
Huawei lançon smartfonin Honor Holly dhe tabletin Honor X1

huawei_honor_hollyKompania Huawei po merr gjithnjë e më shumë përmasat e një kompanie të madhe. Së fundmi ajo ka lançuar dy produktet e saj më të reja; smartfonin Honor Holly dhe tabletin Honor X1 respektivisht për 6.999Rs dhe 19.999Rs. Të dyja pajisjet mund të blihen në Flipkart. Smartfoni do të jetë i disponueshëm për shitje që nga data 16 tetor, ndërsa tableti në datën 15 tetor.

Honor Holly punon me sistem operativ Android 4.4.2 KitKat dhe ka një ekran 5 inç HD që ofron një densitet pikselash 294ppi. Ai fuqizohet nga një procesor 1.3Ghz quad-core të shoqëruar nga 1GB RAM dhe nga bateria 2000mAh. Ky është një telefon dual-sim, ka 16GB memorie, një kamer 8 megapixel me LED flash dhe sensor Samsung BSI dhe një tjetër 2 megapixel. Ai përfshin gjithashtu opsionet Wi-Fi, Bluetooth 4.0, Micro-USB, GPRS/EDGE, DLNA, rrjet WG dhe sensorë afërsie dhe drite.

Nga ana tjetër, tablet Honor X1 mund të përdoret dhe për të bërë telefonata me zë. Ajo përdor sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean dhe procesorin quad-core Balong V9RI 1.6Ghz me 2GB RAM. Tableta ka një ekran 7 inçh full HD, 16GB hapësirë memorie dhe dy kamer 13 dhe 5 megapixel. Honor X1 mbështet rrjetin 4G/LTE, 3G, GPRS/EDGE, Bluetooth dhe Wi-Fi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>