Harduer

Huawei mashtron publikun në lidhje me performancën e telefonëve

Sep 7 2018
0 Shpërndarje
Por Huawei nuk është kompania e parë që zbulohet. Në 2013-ën Samsung kishte aplikuar një taktikë të ngjashme me flagshipët ndërsa edhe OnePlus nuk i ka shpëtuar këtij tundimi. Huawei mashtron publikun në lidhje me performancën e telefonëve

Huawei ka mashtruar publikun me testimet e performancës së telefonëve. Sipas AnandTech, Huawei P20 është programuar për të rritur në maksimum performancën specifikisht kur testohet në 3Dmark.

Sot kompania pas 3Dmark doli me një deklaratë duke thënë se konfirmon gjetjet e AnandTech dhe do të hiqte P20 nga lista e telefonëve të testuar së bashku me tre modele të tjera Huawei.

Telefonët e hequr janë P20, P20 Pro, Nova 3 dhe Honor Play. Huawei e pranoi këtë fakt duke thënë se telefonët janë dizajnuar për të shtuar performancën në raste të tilla.

Një sjellje e tillë është e ndaluar.

Por Huawei nuk është kompania e parë që zbulohet. Në 2013-ën Samsung kishte aplikuar një taktikë të ngjashme me flagshipët ndërsa edhe OnePlus nuk i ka shpëtuar këtij tundimi.

Pak javë më parë Huawei u zbulua duke mashtruar me disa foto të shkrepura nga një telefon Huawei ndërsa në të vërtetë ishin realizuar me DSLR. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>