Harduer

Huawei mbyll vitin me Honor 9 Lite

Dec 22 2017
0 Shpërndarje
Për fat jo të mirë telefoni ka microUSB në vend të USB-C. Megjithatë një lajm i mirë është Android 8.0 Oreo i cili vjen me ndërfaqen EMUI 8.0 të Huawei. Huawei mbyll vitin me Honor 9 Lite

Jemi dy javë nga viti i ri dhe marka Honor e Huawei ka një lajm për të gjithë adhuruesit e telefonëve buxhetorë.

Kompania prezantoi ditën e Enjte Honor 9 Lite. Telefoni ka ekran 5.65 inç 18:9 me rezolucion 2160×1080.

Ai karakterizohet nga një dyshe kamerash 13 megapiksel dhe 2 megapiksel në pjesën e pasme dhe frontale.

Duke pasur në konsideratë rezolucionin e ulët të kamerës sekondare, besojmë se ajo mund të përdoret si një telefoto.

Në brendësi të Honor 9 Lite gjendet një procesor Kirin 659 me 3 ose 4GB RAM.

Ofrohen dy opsione memorieje, 32 dhe 64GB ndërsa karta microSD mund të jetë deri në 256GB.

Për fat jo të mirë telefoni ka microUSB në vend të USB-C. Megjithatë një lajm i mirë është Android 8.0 Oreo i cili vjen me ndërfaqen EMUI 8.0 të Huawei.

Versioni Android i kompanisë është kritikuar për ndryshimet e mëdha që përmbante krahasuar me versionin stock, dhe Huawei ka dëgjuar zërat e konsumatorëve.

Telefoni fillon nga 182 dollar për modelin me 3GB RAM dhe 32GB memorie, 227 dollar për modelin me 4GB RAM dhe 32GB memorie dhe 273 dollar për modelin me 4GB RAM dhe 64GB memorie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>