Biznes

Huawei mohon mundësinë e blerjes së BlackBerry-t

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Huawei mohon mundësinë e blerjes së BlackBerry-t

Një kompani që ka dalë jashtë listës së blerësve potencialë të BlackBerry-t është Huawei.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht vetë kompania.

E pyetur nëse po merrnin në konsideratë një blerje të mundshme të BlackBerry-t apo të ndonjë kompanie tjetër, anëtarja e bordit Chen Lifang u shpreh se kompania nuk është e interesuar.

“Nuk e kemi marrë në konsideratë (blerjen),” tha ajo për Reuters. “Do të mbështetemi vetëm tek vetja jonë në këtë aspekt.”

Një veprim i tillë është i logjikshëm në fund të fundit. Kompania ka ecur mjaft mirë vetë duke ndjekur strategjinë e saj.

Aktualisht, është prodhuesi i tretë më i madh në botë përsa i përket vëllimit të smartfonëve, pas Samsung dhe Apple. Këtë vend e ka fituar nga bashkëpunimi me Android-in e Google.

Prandaj, blerja e BlackBerry-t do të ishte e pakuptimtë. Huawei nuk ka nevojë për të apo për platformën e re BlackBerry 10, e cila mesa duket e ka humbur edhe betejën e vendit të tretë të sistemeve operative mobile, duke ia lënë vendin Windows Phone-it të Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

huawei

Lajmet e fundit>