Harduer

Huawei P10 ruan konfigurimin me dy kamera të P9, modeli “Plus” me ekran të lakuar

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa po i afrohemi startit të Kongresit Mobil Botëror që pritet të mbahet në Barcelonë në datat 27 Shkurt – 2 Mars, më shumë e më shumë detaje publikohen rreth produkteve që do të prezantohet gjatë këtij aktiviteti disa ditor. Huawei P10 ruan konfigurimin me dy kamera të P9, modeli “Plus” me ekran të lakuar Photo Source: @evleaks

Huawei P10 është një prej tyre, një imazh i të cilit u publikua ditën e sotme nga insajderi i njohur i industrisë Evan Blass. Imazhi tregon skaje të harkuara, një ngjyrë gri, një buton fizik, dhe dy kamera Leica.

Ajo që sytë tanë nuk shohin në pjesën e pasme të P10 është skaneri i shenjave të gishtërinjve. Sipas raportimeve të kaluara rreth P10, telefoni pritet të ketë ekran 5.5 inç me një variant “Plus” i cili karakterizohet nga një version i lakuar i po të njëjtit ekran.

Telefoni do të fuqizohet nga procesori Kirin 960 ndërtuar nga Huawei me frekuencë 2.3 Ghz. Modelet e telefonit variojnë në bazë të kapacitetit RAM dhe memorjes së brendshme të instaluar.

Një version mund të ketë 4GB RAM dhe 32 ose 64GB memorje të brendshme, ndërsa versioni tjetër 6GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme. Dy kamera e pasme pritet të kenë sensorë 20 megapiksel dhe 12 megapiksel ndërsa frontale 8 megapiksel.

Kompania do të mbajë një aktivitet pak orë përpara startit të Kongresit Mobil ku pritet të mësojmë çdo gjë jo vetëm rreth telefonit por edhe planeve të ardhshme të kompanisë. /PCWorld Albanian

Tags >

HuaweiP10
Lajmet e fundit>