Harduer

Huawei prezantoi Honor 9 me ekran 5.15 inç dhe procesor Kirin 960

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Honor 9 vjen gjithashtu me 6GB RAM dhe dy opsione memorjeje të brendshme: 64GB dhe 128GB. Kjo përbën dyfishin e memorjes dhe RAM-t të Honor 8. Huawei prezantoi Honor 9 me ekran 5.15 inç dhe procesor Kirin 960

Huawei prezantoi telefonin e shumëpritur Honor 9 duke rifreskuar linjën buxhetore me një kamër të fuqishme me dy sensorë dhe procesorë Kirin.

Honor 9 sjell disa përmirësime të ndjeshme krahasuar me modelin e vitit të kaluar si: një bateri me kapacitet më të lartë, sensorë më të mëdha të kamerës, më shumë RAM dhe më shumë memorje.

Trupi metalik i telefonit karakterizohet nga një ekran 5.15 inç 1080p dhe procesor Kirin 960, i njëjti procesor që fuqizon telefonët më të mirë të kompanisë si  Mate 9 dhe P10.

Honor 9 vjen gjithashtu me 6GB RAM dhe dy opsione memorjeje të brendshme: 64GB dhe 128GB. Kjo përbën dyfishin e memorjes dhe RAM-t të Honor 8.

Ky model gjithashtu trashëgon konfigurimin me dy kamera të Mate 9, 20 megapiksel dhe 12 megapiksel si dhe një bateri 3,200 mAh.

Sipas GSMArena Honor 9 do të kushtojë rreth 400 dollar për modelin bazë dhe do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra, gri, blu dhe të artë.

Huawei është prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonëve inteligjent pas Apple dhe Samsung bazuar në të dhënat e firmës analitike IDC. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>