Harduer

Huawei prezantoi Honor 9 me ekran 5.2 inç 1080p dhe bateri 3,200 mAh

Jun 27 2017
0 Shpërndarje
Honor 9 përfshin një kamër të fuqishme prej 12 megapiksel shoqëruar nga një sensor 20 megapiksel për thellësinë e fotove Huawei prezantoi Honor 9 me ekran 5.2 inç 1080p dhe bateri 3,200 mAh Photo Source: Huawei

Marka Honor e telefonëve të Huawei, ka sjellur në treg një mori telefonësh cilësorë Android në vitet e fundit.

Anëtari më i fundit i kësaj familjeje është Honor 9, një telefon i ngjashëm në pamje me paraardhësin por që përmban disa përmirësime të ndjeshme në harduerin e brendshëm.

Honor 9 përdor të njëjtin dizajn bazik të Honor 8 me trupi prej xhami dhe efekt reflektues 3D. megjithatë nuk mungojnë dhe ndryshime kozmetike si përshembull telefoni ofron në ngjyrë të re, të argjendtë.

Sensori i shenjave të gishtërinjve është zhvendosur nga pjesa e pasme në atë frontale duke ndjekur shembullin e Huawei P10. Telefoni ka ekran 5.2 inç 1080p dhe bateri 3,200 mAh.

Honor 9 përfshin një kamër të fuqishme prej 12 megapiksel shoqëruar nga një sensor 20 megapiksel për thellësinë e fotove. Ashtu si OnePlus 5 ofron performancë më të mirë në dritë të paktë, zmadhim të përmirësuar dhe një modalitet portreti.

Telefoni gjithashtu ka marrë një marifet nga Apple, fotot Live që nga Huawei quhen “Moving Pictures.”

Në brendësi të tij fshihet procesori Kirin 960 dhe 6GB RAM. EMUI 5.1 dhe Android Nougat duhet të ofrojnë eksperiencë më të mirë sesa paraardhësi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>