Harduer

Huawei prezantoi tabletët buxhetorë T3 dhe M3

Aug 27 2017
0 Shpërndarje
Ata kushtojnë 140 dollar dhe 160 dollar respektivisht. Nëse kërkoni diçka më të mirë, atëherë duhet të konsideroni dy modelet M3 Lite. Kjo linjë fuqizohet nga Snapdragon 435 dhe 3GB RAM. Huawei prezantoi tabletët buxhetorë T3 dhe M3 Photo Source: Huawei

Gjatë muajit Maj Huawei prezantoi një tablet i ri i cili do të sfidonte Amazon Fire 7: MediaPad T3 7.

Me një çmim prej 90 dollarësh, tableti 7 inç nga Huawei ishte një alternativë solide. Tashmë kompania është rikthyer me dy oferta të reja: dy modele 8 inç dhe 10 inç respektivisht.

Krahas tyre erdhi eedhe seria më e fuqishme MediaPad M3 Lite. Dy modelet e reja T3 me ekran 8 inç dhe 10 inç kanë procesor Snapdragon 425 dhe 2GB RAM.

Ato janë më të fuqishëm sesa modeli 7 inç T3 i cili kishte procesor MediaTek dhe vetëm 1GB RAM. Të dy tabletët e përmendur më lart kanë 16GB memorje të brendshme, bateri 4,800 mAh dhe ekrane 1280×800 piksel.

Kushtojnë 140 dollar dhe 160 dollar respektivisht. Nëse kërkoni diçka më të mirë, atëherë duhet të konsideroni dy modelet M3 Lite. Kjo linjë fuqizohet nga Snapdragon 435 dhe 3GB RAM.

Nëse blini modelin 10 inç të tij, atëherë keni në dispozicion një ekran 6,600 mAh. Modeli 8 inç M3 ka bateri 4,800 mAh.

M3 Lite ka audio më cilësore falë bashkëpunimit me Harman Kardon. Secili prej tabletëve vjen me Android 7.0 Nougat dhe EMUI 5.1 /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>