Harduer

Huawei prezantoi tabletin e ri Android MediaPad M3 Lite 10

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Tableti peshon 310 gram, një detaj me rëndësi nëse doni ta përdorni për kohë të gjata. Huawei prezantoi tabletin e ri Android MediaPad M3 Lite 10 Photo Source: Huawei

Tregu i tabletëve Android mund të mos jetë aty ku duhet por pak rëndësi ka kjo për Huawei kompani e cila vijon të lërë shenjën e saj me MediaPad M3 Lite 10.

Produkti më i ri i kompanisë ka ekran 10.1 inç me rezolucion 1920×1200 dhe ngjitur me të është një buton fizik i cili shërben edhe si skaner të shenjave të gishtërinjve. Në pjesën e pasme është një kamër 8 megapiksel po aq sa është edhe kamera selfie.

Tableti peshon 310 gram, një detaj me rëndësi nëse doni ta përdorni për kohë të gjata. Në brendësi gjendet një procesor tetë bërthamësh Snapdragon 435 me 3 ose 4GB RAM.

Sasia e memorjes RAM varet nga memorja e brendshme e tabletit i cili është 16, 32GB dh 64GB. Për ta përmbyllur tableti vjen me Android 7.0 Nougat dhe ndërfaqen EMUI 5.1 të Huawei. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>