Harduer

Huawei prezantoi telefonin e parë të serive Mate 20 me katër kamera

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
Mate 20 Lite ka ekran 6.3-inç 19.5:19 full HD+ me procesor Kirin 710, 4GB RAM, dy kamera të pasme 20+2 megapiksel dhe dy kamera frontale 24+2 megapiksel dhe bateri 3,750 mAh. Huawei prezantoi telefonin e parë të serive Mate 20 me katër kamera

Huawei Mate 20 Lite i prezantuar në IFA 2018 është ndër telefonët e parë e serive Mate 20 që kompania do të prezantojë këtë vit.

Flagshipi i kompanisë, Mate 20 dhe 20 Pro do të debutojnë në Tetor por firma Kineze ka menduar t’ia fillojë me modelin buxhetor.

Mate 20 Lite ka ekran 6.3-inç 19.5:19 full HD+ me procesor Kirin 710, 4GB RAM, dy kamera të pasme 20+2 megapiksel dhe dy kamera frontale 24+2 megapiksel dhe bateri 3,750 mAh.

Inteligjenca artificiale ishte tema kryesore gjatë prezantimit sot.

Telefoni do të ketë funksione si AI Shopping Assistant i cili identifikon objektet përpara kamerës si dhe AI Noise Cancellation i cili eliminon zhurmat në sfond për të përmirësuar cilësinë e komunikimit.

Mate 20 Lite del në shitje në Tetor për 500 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>